Lajme
Gjermani: Mijëra punëtorë nuk përballojnë jetesën vetëm me pagë
Në Gjermani, gjithnjë e më shumë persona që punojnë me kohë të plotë po detyrohen të kërkojnë ndihmë shtetërore për të përballuar jetesën. Vetëm në vitin 2024, mbi 826 mijë punëtorë morën përfitime sociale, një rritje prej 30 mijë krahasuar me vitin 2023. Këto ndihma i kushtuan shtetit rreth 7 miliardë euro.
Kancelari Friedrich Merz theksoi së fundmi se “puna duhet të shpërblehet” dhe prezantoi planet për reformën e përfitimeve sociale, por statistikat tregojnë një realitet të vështirë. Paga minimale aktuale prej 12.82 euro nuk mjafton për një jetesë dinjitoze, ndërsa parashikohet të rritet gradualisht në 14.60 euro deri më 2027, më pak se premtimet e partive të majta për 15 euro.
Ekspertët dhe aktivistët kritikojnë se rritja e kostove të jetesës, sidomos qiratë, po i lë shumë punëtorë në varfëri edhe kur punojnë me orar të plotë. Vetëm 81 mijë nga këta përfitues punojnë realisht me kohë të plotë, ndërsa shumica punojnë me orar të shkurtuar ose janë në trajnim, përcjell albinfo.ch.
Një problem tjetër është mungesa e vendeve në çerdhe dhe kopshte, që e detyron një pjesë të madhe të prindërve të punojnë më pak orë. Ndërkohë, disa ekonomistë paralajmërojnë se rritja e shpejtë e pagës minimale mund të çojë në kufizime punësimi, por organizatat sociale këmbëngulin se kjo është e domosdoshme për të garantuar dinjitetin minimal të jetesës.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










