Lajme
Gjermani: Kontributet për sigurimet shoqërore mund të arrijnë 50% të të ardhurave bruto
Gjermania rrezikon një rritje të ndjeshme të barrës së sigurimeve shoqërore mbi punonjësit dhe punëdhënësit për shkak të plakjes së popullsisë dhe mungesës së reformave strukturore. Këtë paralajmërim e ka dhënë Martin Werding, ekonomist dhe anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Ekonomisë Gjermane, në një intervistë për Rheinische Post, transmeton albinfo.ch.
“Zhvillimi aktual është marramendës. Pyetja nuk është nëse normat e kontributeve do të arrijnë 50 përqind në një moment, por kur”, ka deklaruar Werding, i cili është gjithashtu profesor i politikës sociale dhe financave publike në Universitetin e Ruhr-it në Bochum.
Aktualisht, niveli i përgjithshëm i kontributeve për sigurimet shoqërore, që përfshin sigurimin shëndetësor, të papunësisë, për kujdesin afatgjatë dhe pensionin, arrin rreth 42 përqind të të ardhurave bruto të punonjësve, të ndarë mes tyre dhe punëdhënësve. Por Werding parashikon se ky nivel do të rritet në 43 përqind gjatë vitit 2025, ndërsa në vitin 2026 do të fillojë një rritje e mëtejshme graduale që mund të çojë në një barrë totale prej 50 përqind në dekadën e ardhshme, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Një faktor kyç është rritja e kostove të sigurimit shëndetësor, që sipas Werding tashmë ka kaluar nivelin mesatar prej 17 përqind dhe pritet të arrijë 17.5 përqind këtë vit. Po ashtu, kontributet për kujdesin afatgjatë shëndetësor pritet të rriten përsëri në fillim të vitit të ardhshëm.
Ndërkohë, Fondi i Pensioneve, i cili ka ruajtur për vite me radhë normën 18.6 përqind, pritet të ndjejë efektet e para në vitin 2027 ose 2028, kur kontribuesit mund të përballen me një rritje deri në 20 përqind.
“Kjo do të thotë arritja e një barre tatimore prej 45 përqind së shpejti deri në fund të kësaj periudhe legjislative”, ka paralajmëruar Werding, duke bërë thirrje për reforma të thella në sistemin e mirëqenies sociale të Gjermanisë.
Sipas tij, masat aktuale të diskutuara nga politika, si rritja e kufirit të vlerësimit të kontributeve apo përfshirja e nëpunësve civilë në sigurimet shoqërore, nuk janë të mjaftueshme dhe mund të sjellin probleme të tjera në buxhetet publike, veçanërisht në nivel të landeve federale.
Ai shtoi se nevojitet një debat i thelluar jo vetëm mbi të ardhurat, por edhe mbi strukturën e shpenzimeve sociale dhe efektivitetin e tyre, duke përmendur si shembull pensionin për nënat, një temë që ka ndezur debat të madh në Gjermani për shkak të kostos së saj dhe përfitimeve të diskutueshme, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas














