Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermanët protestojnë kundër masave kufizuese të pandemisë
Mijëra protestues kundër masave kufizuese të pandemisë u mblodhën të shtunën në Berlin, ku e shpallën fundin e koronavirusit.
Kjo protestë erdhi pikërisht në kohën kur autoriteteve u janë shtuar shqetësimet për rritjen e numrit të rasteve të reja, shkruan “AP.
Një grup njerëzish që fishkëllenin dhe brohorisnin, pak prej tyre me maska, marshuan nëpër qendrën e Berlinit nga Porta e Brandenburgut për të vazhduar drejt Parkut “Tiergarten”.
Protestuesit u panë duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej “Korona, alarm i rremë”, “Mbrojtje natyrale në vend të vaksinimit” dhe “Jepini fund panikut korona – kthejini të drejtat themelore”.
Ata gjithashtu u dëgjuan duke brohoritur “Jemi këtu dhe jemi të zëshëm, sepse po na rrëmbehet liria”.
Ndryshe, Gjermania gjatë 24 orëve të kaluara i ka shënuar 955 raste të reja të koronavirusit dhe shtatë viktima. Këto shifra janë dukshëm më të larta në krahasim me disa javë më parë, kur numri mesatar i rasteve ditore ishte rreth 500, përcjellë albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












