albinfo.ch
Uncategorized
Gjergjaj mbron titullin duke i dhuruar publikut një spektakël boksi të rrallë
Gjergjaj nuk njeh humbje, çfarë spektakli, çfarë boksi.
Ky ishte padyshim ndër duelet më të vështira të djaloshit kosovar me nënshtësi zvicerane. Në një luftë të pakompromis ndaj rusit Denis Bakhtov, Gjergjaj arrinë të mbroj titullin e kampionit Europian në kategorinë EBU-EE.

Shikuesit patën rastin të shohin një luftë të ashpër mes boksierit shqiptar dhe atij rus, 12 raunde luftë e goditje të njëpasnjëshme nga te dyja palët. Në fund gjyqtarët më një epërsi të ngushtë i ndajnë fitorën Kobrës shqiptare, boksierit Arnold Gjergjaj.
Pikët ishin në favor të Gjergjajt 116 me 111, 115 me 112 dhe në fund pikët e gjyqtarit gjerman 117 për Gjergjajn me 111 për rusin Bakhtov, ngritën publikun e shumtë në këmbë me brohoritje për Arnoldin e Kosovës.
Granit Xhaka, një boks i paparë i Arnoldit
„ Jam për herë të parë në një eveniment të këtillë dhe kam pasur shumë emocione. Kurrë nuk kam parë boks të këtillë, bravo Arnoldit, i uroj fitoren“, tha për albinfo.ch ylli i Bundësligës gjermane, Granit Xhaka.
Vetë Gjergjaj, mënjëherë pas meçit u shpreh shumë e emocionuar për mbështetjen fantastike të publikut në sallën St. Jakob në Basel. „ Ju jeni më të mirët, jeni të mrekullueshëm, ju dua shumë“, tha ai i djerësitur e më dorë të lënduar.
Një publik që ai në fillim e kishte emocionuar me flamurin kombëtar e duke kënduar himni live nga këngëtari Meda.
Njëherit kjo ishte fitorja e 28 Gjergjajt pa pësuar asnjë humbje dhe ndër fitorët më të vështira, siç u shpreh komentatori i kësaj ngjarje. Veçmas në raundin e pestë Gjergjaj nuk u rezistoi goditjeve të furishme të rusit Bakhtov, i cili e nokautoi përtokë Gjergjajn.
Por ai nuk u dorëzuar dhe në raunden e nëntë e revanshoi me nokaut boksierin Bakhtov.
Ky spektakël i rrallë në boks, ngriti gjithë publikun në këmbë që prej ambasadori në largim të Republikës së Kosovës, Naim Malaj, boksieri Luan Krasniqi, Nuri Seferi, Granit Xhaka e shumë personalitete të tjera që përcillnin duelin me plotë emocione.
Raundet e fundit Gjergjaj dhe Bakhtov tentuan të mbyllin meçin para kohe, duke bërë kështu një luftë të hapur dhe përplotë britma e emocione për publikun e shumtë shqiptar që kishin ardhë për ta mbështetur Gjergjajn.

E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim
















