Kosova
Kosovë: 27 të vdekur e mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19 për një javë
Situatë alarmante me COVID-19 po përjeton Kosova ditëve të fundit. 27 persona kanë humbur betejën me COVID-19 për shtatë ditë, në javën që vazhdimisht shfaqi shifra rekorde të rasteve ditore. Saktësisht 10 mijë e 445 raste të reja pozitive u regjistruan për shtatë ditë.
E enjte, sot, ishte dita më e rëndë me raste të reja. U regjistruan rekord 2236 raste, ndërsa pati tetë vdekje, në ditën që është më e rënda për numrin e vdekjeve ditore që nga mesi i muajit maj.
Tri ditët e fundit paraqesin treditëshin më të rëndë që nga fillimi i pandemisë. Në vetëm 72 orë janë regjistruar plot 6111 raste të reja me COVID-19. Në këto tri ditë vdiqën 17 persona.
Në vetëm 19 ditët e para të muajit gusht janë regjistruar 37 vdekje. Kjo shifër tejkalon numrin e vdekjeve që u regjistruan në muajt qershor e korrik bashkë.
Me shifrat alarmante të kësaj jave numri i rasteve aktive ka mbërritur në 14 mijë e 249. Numri i rasteve aktive që është sot, në krahasim me një muaj më herët, paraqet rritje prej 137 herë. Më 19 korrik ishin 104 raste aktive me COVID-19.
Sa u përket komunave, Prishtina prin me 2760 raste aktive.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














