Kosova
Gërvalla: Vitin tjetër synojmë të blejmë objekte për disa ambasada e konsullata në diasporë
Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka raportuar ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, në lidhje me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2024 që e përfshin këtë Ministri, përcjell albinfo.ch.
Gërvalla tha se prioriteti i MPJD-së gjatë këtij mandati është ndërtimi i fushave më bashëkohore të diplomacisë, të cilat janë diplomacia publike dhe ajo ekonomike. Ajo tha se prioritet i Ministrisë është edhe blerja e objekteve të ambasadave e konsullatave.
“Fokusi apo prioriteti i MPJD-së gjatë këtij mandati është ndërtimi i fushave më bashëkohore të diplomacisë, të cilat janë diplomacia publike dhe ajo ekonomike dhe një pjesë të madhe të buxhetit e kemi fokusuar më këto lëmi. MPJD ka propozuar buxhet 47 milionë euro për pesë kategoritë”, tha ajo.
Kryetarja e këtij Komisioni, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka pyetur ministren se cili është plani i Ministrisë që numri i objekteve diplomatike të shtohet në vitin e ardhshëm.
Gërvalla tha se fokusi është që edhe gjatë viti të ardhshëm të shtohet numri i objekteve ne vendet e huja, më qëllim që të ruhet buxheti.
“Është e vëretë që kemi blerë ndërtesat, proceduar janë të përfunduar në Kroaci, kemi marrë vendimi që do të fillojnë procedurat për Strasburg. Çfarë duam të arrijmë për blerjen, në radhë të parë duam të kursejmë buxhet, qeratë janë të larta. E dyta, blerja e objekteve e shpreh vullnetin e këtij shteti për të qëndruar dhe përfaqësuar me dinjitet aty për këtë i kemi dhënë prioritet”, tha ajo.
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka pyetur ministren se në këto misione dhe ambasada a do të shtohet numri i stafit?
Për këtë ministrja tha se pas më shumë se dy vjetësh tani këtë javë hapen konkurset për diplomat të rinj.
“Më në fund pas një beteje më shumë se dyvjeçare kemi arritur që këtë javë të hapim konkurset për diplomatë të rinj, kjo është mundësuar fal ndryshimeve në ligj. Nuk jemi të kënaqur me të gjithë në përfaqësim. Gjeneratat e reja të diplomatëve do të bëjnë një përfaqësim shumë të madh”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











