Kosova
Gërvalla kritikon Serbinë për nderimet ndaj Mlladiqit: BE-ja nuk duhet të tolerojë më Beogradin
Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj ceremonive të zhvilluara në Beograd pas vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpskas, Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, Gërvalla ka kritikuar institucionet shtetërore të Serbisë për pjesëmarrjen në ceremonitë e nderimit të Mlladiqit, duke e cilësuar këtë veprim si rehabilitim politik të një personi të dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.
Ajo ka theksuar se në ceremonitë në Beograd morën pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë e përfaqësues politikë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Kulturës, ministrin e Investimeve Publike dhe ministrin e Drejtësisë së Serbisë, Nenad Vujiq.
Sipas Gërvallës, pjesëmarrja e ministrit të Drejtësisë së Serbisë në ceremoninë e nderimit të Mlladiqit është veçanërisht problematike.
“Ky njeri nuk duhet kurrë më të lejohet të ulet në asnjë tryezë ku përmendet fjala drejtësi. Jo në Bruksel. Jo në Berlin. Jo në Strasburg. Askund!”, ka shkruar Gërvalla.
Ministrja në detyrë ka drejtuar kritika edhe ndaj Bashkimit Evropian, duke kërkuar që Brukseli të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë për, siç pretendon ajo, mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e personave të dënuar për krime lufte.
“Bashkimi Evropian nuk duhet të vazhdojë të jetë i shurdhër dhe i verbër ndaj Serbisë”, ka deklaruar Gërvalla, duke shtuar se toleranca e BE-së ndaj Beogradit ka krijuar hapësirë që Serbia të kalojë, sipas saj, “çdo vijë të kuqe” dhe të vazhdojë të trajtohet si partnere.
Gërvalla ka vënë në kontrast procesin e integrimit evropian të Serbisë me zhvillimet në Beograd. Ajo ka përmendur Kapitullin 23 të negociatave për anëtarësim, i cili lidhet me gjyqësorin dhe të drejtat themelore, si dhe parimet e sundimit të ligjit dhe vlerat evropiane.
“Kjo nuk është rrugë drejt Evropës. Kjo është tallje me Evropën”, ka shkruar ajo.
Në fund të reagimit, Gërvalla e ka dënuar nderimin shtetëror të Mlladiqit, duke e cilësuar si “fyerje ndaj viktimave, përbuzje ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe akt të hapur të rehabilitimit politik të një ideologjie kriminale”.
Ajo ka theksuar se, sipas saj, krimet e luftës dhe viktimat e tyre nuk duhet të harrohen dhe se glorifikimi i personave të dënuar për gjenocid nuk duhet të normalizohet/albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian 20-vjeçari me origjinë nga Bardhi i Madh po zhvillon një angazhim politik në Bruksel, duke sjellë... -
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit?
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











