Lajme
Garë e ngushtë: Sipas rezultateve preliminare, 51% për ndalimin e burkas
Është simptomatike se përqindja e kundërshtarëve të iniciativës është dukshëm më e madhe në qytete të mëdha si në Cyrih, Bazel etj.
Sipas ekstrapolimit të fundit, të publikuar në orën 13.00, situata sa i përket votimit të tri iniciativave në nmivel federal mbetet e njëjtë: iniciativa e burkës pranohet me 51 për qind të votave pro, ID-ja elektronike refuzohet me 35 për qind dhe marrëveshja e tregtisë së lirë me Indonezinë pranohet me pak më pak se 51 për qind.
Marzha e gabimit është akoma +/- 2 përqind, kështu që rezultati ende mund të përmbyset.
Se votimi për ndalimin e burkas do të jetë i ngushtë, ka qenë e parashikueshme, shkruan albinfo.ch. Në sondazhet e fundit, ishte shënuar një rënie e ndjeshme e përqindjes së atyre që shpreheshin për këtë ndalim gjegjësisht rritje e atyre që e kundërshtonin.
Është simptomatike se përqindja e kundërshtarëve të iniciativës është dukshëm më e madhe në qytete të mëdha si në Cyrih, Bazel etj.
Rezultatet e ardhshme që do të jepen në orën 14.00, do të sqarojnë më shumë trendin e votimit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













