Lajme
Fshati zviceran, prej 1 jave është shkëputur nga bota
Kryebashkiaku thotë se njerëzit po lodhen me situatën dhe ai është i shqetësuar nëse ka një urgjencë mjekësore pasi nuk ka vend të sigurt për të zbritur helikopteri
Fshati Bister i Kantonit Valis është shkëputur nga pjesa tjetër e botës për një javë dhe kryetari i bashkisë thotë se situata po bëhet kritike.
Të premten e kaluar një ortek masiv dhe rënie shkëmbi preu rrugën kryesore që shkonte drejt komunës.
Kryetari i Bashkisë, Edwin Zeiter, thotë se ai kurrë nuk ka parë diçka të ngjashme me të. Grumbujt e borës janë të larta deri në 30 metra, përcjell albinfo.ch.
Puna për pastrimin e rrugës është dashur të ndalet për shkak të rreziqeve të mëtejshme të ortekut.
Kryebashkiaku thotë se njerëzit po lodhen me situatën dhe ai është i shqetësuar nëse ka një urgjencë mjekësore pasi nuk ka vend të sigurt për të zbritur helikopteri.
Por ushqimi nuk është problem për momentin. Për shkak të Covid, shumë banorë kishin bërë furnizime të mjaftueshme.
E-Diaspora
-
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër Mesazh paqeje, solidariteti dhe urimi për besimtarët shqiptarë në Zvicër me rastin e Kurban-Bajramit 2026... -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













