Lajme
Franca aktivizon për herë të parë planin e emergjencës për valën ekstreme të të nxehtit
Dhjetëra departamente janë në alarm, ndërsa autoritetet paralajmërojnë rrezik të lartë nga temperaturat ekstreme dhe zjarret.
Qeveria franceze ka aktivizuar për herë të parë planin e emergjencës “Orsec” për nxehtësinë ekstreme, ndërsa vendi po përballet me një valë të re temperaturash rekord që pritet të zgjasë deri javën e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Plani është vënë në zbatim në departamentet që ndodhen nën nivelin më të lartë të alarmit për vapën, përfshirë Morbihan, Ille-et-Vilaine, Mayenne, Sarthe, Loire-Atlantique, Vendée, Maine-et-Loire, Vienne dhe Deux-Sèvres.
Zëdhënësja e qeverisë franceze, Maud Bregeon, tha se vendimi u mor pas konsultimeve dhe përgatitjeve intensive mes institucioneve.
Sipas shërbimit kombëtar meteorologjik Météo France, nëntë departamente në perëndim të vendit janë aktualisht në alarm të kuq, ndërsa 72 departamente të tjera ndodhen në alarm portokalli. Autoritetet kanë bërë të ditur se alarmi i kuq do të zgjerohet në 24 departamente, përfshirë të gjithë rajonin e Île-de-France, ku ndodhet edhe Parisi.
Plani Orsec është një mekanizëm kombëtar për reagim në raste emergjente, i përdorur zakonisht gjatë fatkeqësive natyrore si përmbytjet, por këtë herë është aktivizuar për shkak të rrezikut të madh nga vala e të nxehtit.
Ndërkohë, Franca po përballet edhe me një sezon të rëndë zjarresh. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani këtë vit janë djegur dy herë më shumë sipërfaqe sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo është vala e tretë e të nxehtit që godet Francën që nga muaji maj. Shkencëtarët e lidhin shtimin e episodeve të tilla ekstreme me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor.
Sipas autoriteteve franceze, vala e të nxehtit në qershor shkaktoi mbi 2.000 vdekje shtesë, ndërsa temperaturat e larta në fund të muajit maj u lidhën me rreth 300 viktima të tjera. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












