Shkurt.ch
Fondacioni Gates, 500 milionë dollarë për luftimin e malaries
Në muajin shtator ky fondacion kishte bërë një donacion prej 50 milionë dollarësh kundër sëmundjes së Ebola-s në Afrikën Perëndimore
Fondacioni i Bill Gates-it themeluesit të kompanisë Microsoft ka vendosur të dhurojë 500 milionë dollarë për luftën kundër sëmundjeve infektive në vendet në zhvillim. Në fokus të fondacionit janë sëmundjet si malaria, ndezja e mushkërive dhe diarreja.
Në muajin shtator ky fondacion kishte bërë një donacion prej 50 milionë dollarësh kundër sëmundjes së Ebola-s në Afrikën Perëndimore. Epidemia Ebola është një “moment kritik” në historinë e shëndetësisë globale, ka thënë Gates të dielën në takimin vjetor të shoqatës amerikane për mjekësinë tropikale të mbajtur në New Orleans.
Paraqitja e kësaj epidemie ka treguar se sa rëndësi ka që me përpjekje më të mëdha t`u dilet përpara kërcënimeve nga sëmundjet e rrezikshme si malaria, ka thënë ai.
Gates e ka cilësuar si problem të veçantë rezistencën në rritje ndaj barnave kundër malaries në Azinë juglindore. Për këtë arsye, një pjesë e parave që i ka dhuruar ai, duhet të shkojnë në hulumtimet për të gjetur një vaksinë më efektive.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë












