Kuriozitete
Fizikanët zviceranë, në «luftë» me rrufetë
Një ekip studiuesish nga Universiteti i Gjenevës ka vendosur një laser gjigant në majën e një mali, rrezja e të cilit të godasë në qiell duke vepruar si mekanizëm i teknologjisë së lartë kundër rrufeve. Ekipi, thotë CNN, drejtohet nga Jean-Pierre Wolf, një fizikan zviceran, i cili ka punuar me laserë për më shumë se 20 vjet dhe ka mbetur praktikisht i magjepsur nga përpjekjet për të kontrolluar motin përmes tij.
Laseri krijon fasha drite shumë të ngushta, me energji të lartë. Aplikimet e tij nisin nga prerja e diamanteve e deri në kirurgji. Wolf beson se listës së arritjeve mund t`i shtohet edhe mbrojtja e njerëzve nga rrufetë.
Si transmeton Top-Channel, konsorciumi i drejtuar prej tij financohet nga BE-ja dhe përfshin universitete në Paris dhe Lozanë, si dhe prodhues të raketave ArianeGroup dhe prodhuesit e laserit, kompaninë gjermane të teknologjisë së lartë Trumpf.
Pas një viti vonesash për shkak të pandemisë, laseri u transportua në majën e Säntis, një mal në Alpet zvicerane që mbërrin lartësinë 2,500 metra.
Sipas Wolf, ky është një nga vendet e Evropës që goditet më shumë nga rrufetë. Sipas tij, atje ekziston një kullë transmetimi radiofonik, që goditet nga 100 deri në 400 herë në vit, e kjo e bën vendin ideal për të kryer këtë eksperiment.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=JkMdSzB58dI
E-Diaspora
-
Olti Hyseni, 16-vjeçari shqiptar që po mahnit Danimarkën Futbollisti shqiptar, Olti Hyseni, 16-vjeçar, po mahnit lidhur me teknikën e lojës që ai bën në...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Austri
-
Austri: Priten deri në 400 anulime të fluturimeve për shkak të grevës Javët e negociatave në 17 raunde nuk dhanë rezultat: stafi në bord i AUA filloi grevën...
-
Sllovenia pret rritjen e numrit të sirianëve për në Austri e Gjermani
-
Eurodeputeti austriak kërkon largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
-
Austri: Të huajt përbëjnë 45 për qind të krimeve, shqiptarët nuk figurojnë
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji prill