Tematike
Fituese: FDP-ja dhe gjinia femërore!
Janë 5 ministra të djathtë dhe 2 të majtë, ndërsa deri tash kanë qenë 4 me 3. Po ashtu kanë qenë pesë meshkuj e dy femra ndërsa tash janë 4 meshkuj djhe 3 femra në qeveri
Zgjedhjet për ekzekutivin e Kantonit të Cyrihut kanë përfunduar dhe kanë sjellë ndryshime në dy aspekte: rritje të të djathtës dhe rritje të numrit të femrave në qeveri. Ndryshimet në fjalë kanë ndodhur me dështimin për t`u zgjedhur të ministrit të deritashëm nga Partia e Gjelbër, Martin Graf, dhe me zgjedhjen e tri kandidateve të reja, femra. Dy prej tyre vijnë nga partitë e djathta, Carmen Walker Späh nga FDP dhe Silvia Steiner nga CVP, e tjetra nga Partia Socialdemokrate, Jacqueline Fehr.
Përbërja e re e ekzekutivit të Cyrihut është: 5 ministra të djathtë dhe vetëm 2 të majtë, ndërsa deri tash raporti në mes të dy taboreve ka qenë 4 me 3. Po ashtu kanë qenë pesë meshkuj e dy femra ndërsa tash raporti është katër me tri.
Ministrat e rinj (katër të rizgjedhur e tre për herë të parë) janë: Markus Kägi dhe Ernst Stocker (SVP) Carmen Walker Späh dhe Thomas Heininger (FDP), Silvia Steiner (CVP) dhe Mario Fehr e Jacqueline Fehr (SP).
Një lëvizje interesante është zhvilluar në raportin CVP-Parti e Gjelbër: Martin Graf para 4 vitesh i kishte zënë vendin përfaqësuesit të atëhershëm të CVP-së (Hollenstein) ndërsa tash ai është detyruar t`ia lëshojë vendin pikërisht kandidates nga CVP-ja, Silvia Steiner.
Ndryshimi në të djathtë ka ndodhur edhe në parlament. Fituesja e madhe e këtyre zgjedhjeve është FDP-ja. Ajo i ka fituar tetë vende të reja në parlament dhe rritja e saj është një risi që kjo parti e ka priturr prej vitit 1991.
Humbje të madhe ne këto zgjedhje ka pësuar Partia e Gjelbër e cila tash ka 6 vende më pak se në zgjedhjet e kaluara. Me humbje janë ndarë edhe GLP dhe BDP ndërsa SP-ja ka fituar një vend më shumë se që kishte, duke arritur 36 vende. SVP-ja ka ruajtur numrin e vendeve që e kishte, 54.
FDP-ja nga 23 sa i kishte para zgjedhjeve ka arritur t`i ketë 31 deputetë ndërsa Partia e Gjelbër ka rënë nga 19 në 13. Ngjashëm ka rënë edhe GLP, nga 19 në 14 ndërsa CVP ka 9 deputetë aq sa ka pasur edhe deri më tash. EVP nga 7 sa i ka pasur tash ka 8 përfaqësues në parlament. BDP ndërkaq nga 6 ka rënë në 5.
Me 150.557 vota më i votuari në ekzekutivin e ri është Thomas Heiniger nga FDP-ja. I dyti është kandidati i SP-së, Mario Fehr i cili ka fituar 146.307 vota dhe i treti Markus Kägi i SVP-së.
Me ndryshimin e raportit në qeverinë e kantonit në favor të të djathtës dhe me forcimin e ndjeshëm të FDP-së në parlament, mund të thuhet se kantoni, si në ekzekutiv ashtu dhe në legjislativ ka marrë një orientim në të djathtë, trasmeton albinfo.ch. Dhe, nëse siç konsiderohet se rezultatet e zgjedhjeve në Kantonin e Cyrihut janë një paralajmërues i atyre në zgjedhjet nacionale, atëherë, sipas analistëve të këtushëm edhe Parlamenti Nacional dhe mbase edhe Qeveria Federale mund të “rrëshqasin” nga e djathta.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











