Lifestyle
Filmi “Captain Marvel”, 900 milionë dollarë fitime
Vetëm shtatë javë pas shfaqjes në kinema, “Captain Marvel” ka arritur të përfitojë një shumë prej 900 milionë dollarësh.
Filmi me protagoniste një superheroinë, gjatë kësaj fundjave, ka përfituar 87 milionë dollarë në nivel global. Ndërsa, 52 milionë dollarë janë fituar nga vendet jashtë Amerikës. Sipas “Box Office” deri më tani, “Captain Marvel” konsiderohet si një prej realizimeve filmike më fitimprurëse me superheronj.
Përndryshe, ‘Captain Marvel’ ka arritur të tejkalojë filmin “Thor: Ragnarok” fitimet e të cilit janë 854 milionë dollarë, “Venom” me 855 milionë dollarë dhe “Spider-Man:Homecoming” që ka mbledhur 880 milionë dollarë, përcjell albinfo.ch.
Filmi paraqet protagonisten Carol Danvers, që bëhet ndër superheroinat më të fuqishme në gjithësi. Ajo duhet të shpëtojë njerëzimin kur Toka ndodhet në mes të një lufte universesh.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual I akuzuari i goditi ata në duar dhe i quajti, ndër të tjera, “homo të neveritshëm”...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Austri
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri? Të enjten është Dita e Ngjitjes, ose Christi Himmelfahrt në gjermanisht, një nga shumë festat publike...
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?