CH-Ballkani
Fillon punimet seminari për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Shyqiri Bytyqi dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Lindita Nikolla, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së punimeve të Seminarit të XIV-të mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, i cili ka filluar sot në Tiranë dhe do t’i zhvillojë punimet deri më 3 gusht 2018.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri për Diasporë i Shqipërisë, Pandeli Majko, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësues të Ministrisë së Diasporës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Me këtë rast, Ministri Bytyqi ka falënderuar mësimdhënësit për kontributin e tyre të çmuar, angazhimin e palodhshëm ndër vite, për kultivimin e gjuhës shqipe, ruajtjen e traditës dhe kujtesës sonë kombëtare në mendjet e të rinjve tanë në mërgatë.
Në vazhdim, ministri Bytyqi tha se është hartuar kurrikula e përbashkët për mësimin plotësues në diasporë, ndërsa MAShT ka hartuar dhe ndanë falas edhe tekste shkollore për diasporë (seti prej 19 teksteve të veçanta/2010).
Ministri Bytyqi, tha se më se gjysma e substancës kombëtare jeton jashtë vendit, andaj theksoi se mbështetja për punën që bëjnë mësimdhënësit në diasporë është shumë e nevojshme. Në këtë kontekst, ministri Bytyqi theksoi nevojën e certifikimit të mësimdhënësve kudo që ata punojnë, ndërsa përmendi edhe nënshkrimin e marrëveshjeve të përbashkëta ndërministrore në Korçë, me të cilat parashihet financimi i mësimit plotësues dhe që duhet të jetësohen në të ardhmen.
Ndryshe, ky Seminar ka për qëllim këmbimin e përvojave të mira të mësimdhënies nga vende të ndryshme të botës, ndërsa gjatë këtyre ditëve sa do të zgjasë seminari, do të paraqiten kumtesa me tema të ndryshme si: Metodologji të mësimdhënies dhe teori të të nxënit për nxënësit që jetojnë në diasporën shqiptare, Prezantimi i dokumentit “Kurrikula e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë”, Mësuesit në shkollat e komunitetit shqiptar, profili dhe sfidat me të cilat ballafaqohen”, dhe tema të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Dënohet kosovari: Ka sjellë ilaçe ilegale për ndërprerjen e shtatzënisë së gruas së tij U ishte thënë se do të duhej të paguanin 800 franga për të realizuar një termin,...
-
Pianistja shqiptare mban koncert recital në Washington DC
-
Iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit Zvicër – Kosovë, vdes gruaja kosovare
-
Shqiptari plagos rëndë shqiptarin në Belgjikë
-
Duesseldorf
Welt: Shqiptari dyshohet se vrau pronarin e lokalit në Gjermani shkaku i borxheve të bixhozit
Jeta në Austri
-
A do të zhvendoset nga burgu austriaku Fritzl që u dënua me burgim të përjetshëm për dhunimin e të bijës? Josef Frizl, i cili u dënua me burgim të përjetshëm pas rastit të incestit në Amstetten...
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?