Sport
FIFA: “Djegia e Flamurit Shqiptar nuk mbetet pa u ndëshkuar”
Ne kemi shënuar kërkesën tuaj për të siguruar se FIFA do të ndërmarrë masa për të siguruar që aktet e tilla të mos mbeten pa u ndëshkuar”, thuhet në letrën e FIFA-s.
Në lidhje me incidentin e rëndë, djegien e flamurit shqiptar nga ana e tifozëve serbë, që kishte ndodhru muajin e kaluar në stadiumin e St. Gallenit, ambasadori i Kosovës Naim Malaj dhe ai i Shqipërisë Mehmet Elezi i kanë shkruar ditë më parë letër FIFA-s ku ngrejnë shqetësimin e tyre lidhur me aktin e pahijshëm.
Letra të tilla, siç është njoftuar tashmë, amasadorët u kishin drejtuar edhe institucioneve përgjegjëse të Zvicrës dhe atyre ndërkombëtare.
Ndërkohë, albnnfo.ch merr vesh se në një përgjigje dërguar ambasadorit të Kosovës Naim Malaj, më 25 qershor, FIFA bën të ditur se e ka marrë me seriozitetin e duhur shqetësimin që ka shkaktuar incidenti.
“Ne pranuam letrën tuaj të datës 6 qershor 2012, përmbajtja e të cilës tërhoqi vëmendjen tonë të plotë. Në këtë drejtim, ne kemi marrë shënim për njoftimet tuaja sipas të cilave gjatë ndeshjes miqësore të futbollit midis Spanjës dhe Serbisë, ndeshje e luajtur me 26 maj 2012 në St- Gallen, Zvicër, një grup i përkrahësve ka djegur me sa duket flamurin shqiptar, duke bërë thirrje në gjuhën serbe “vdekje shqiptarëve”.
Ne gjithashtu kemi shënuar kërkesën tuaj për të siguruar se FIFA do të ndërmarrë masa për të siguruar që aktet e tilla të mos mbeten pa u ndëshkuar”, thuhet në letër.
Më tutje në përgjigjen e ardhur nga FIFA, sigurohen ambasadorët se kjo federatë ka bërë përçapjet e nevojshme në asociacionet përkatëse.
“Pas leximit me kujdes të fakteve të përshkruara në letrën tuaj, ne ju lusim që të vini re se ne kemi kontaktuar shoqatat përkatëse, në veçanti Federatën Zvicerane të Futbollit, Real Federacion Espanola de Futbol dhe Football Association of Serbia, në mënyrë që të jemi në gjendje të marrim parasysh të gjitha elementet e kësaj çështjeje.
Ne do të vlerësonim lartë nëse na dërgoni ndonjë informacion shtesë mbi ngjarjet e lartpërmendura të njohura nga ju”, thuhet në përmbyllje të letrës së FIFA-s, të nënshkruar nga drejtori i shërbimit juridik, Marco Villiger dhe nga Shefi i Institutit Juridik, Olivier Jaberg.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












