Kinema
Festivali i filmit në Zvicër: “Vitalina Varela” merr çmimin Leopardi i Artë
Në Festivalin e Filmit në Locarno i cili po mbahet në jug të Zvicrës triumfoi filmi ku flitet për një grua e cila mbërrin në Portugali tre ditë pas funeralit të burrit të saj.
“Vitalina Varela” nga regjisori portugez Pedro Costa fitoi çmimin Leopardi Artë në Festivalin e Filmit në Locarno i cili po mbahet në jug të Zvicrës. Vitalina Varela u gjykua si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin eponimik (të njëjtin emër me filmin).
Filmi flet mbi një grua 55 vjeçare nga Cape Verde e cila mbërrin në Portugali tre ditë pas funeralit të burrit të saj. Juria rriti lavdërimet për filmin, duke thënë se meritonte një vend në trashëgiminë kulturore të kinemasë në mbarë botën.
Me më shumë se 200 filma nga 60 vende, Festivali i 72-të i Filmit në Locarno pa audiencë deri në 8,000 njerëz në mbrëmje në vendin qendror të qytetit Piazza Grande të qytetit.
Duke filluar nga 7 deri në 17 gusht, festivali filloi me një homazh ndaj kritikut zviceran të filmit dhe historianit Freddy Buache, i cili ndërroi jetë në fillim të këtij viti. I njohur si “Monsieur Cinéma”, Buache ishte drejtor i festivalit Locarno nga 1966 deri në 1970, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













