Kuriozitete
Ferrari zbulon veturën super sportive Roma GT
Është bërë e ditur se Ferrari ka lansuar një model krejtësisht të ri të quajtur Roma, e cila është vetura e pestë që kjo kompani do ta zbuloj gjatë këtij viti.
I përshkruar nga shefi i marketingut të Ferrarit, Enrico Galliera, si “elegante e futuristike”, Roma ofrohet si model me 2 ulëse apo me katër, gjë që e bënë atë unik në vargun e veturave të Ferrarit.
Po ashtu, Roma është i definuar nga stili i inspiruar nga të 50-tat e 60-tat, konkretisht në modelin 250 GT Berlinetta Lusso, transmeton Koha.net. Ferrari Roma ka motorin 3.9 litërsh V8 i cili prodhon 612 kuajfuqi.
Gjithashtu, Ferrari pohon se Roma shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin për 3.4 sekonda e atë maksimale në 322 km/orë.
Modeli kësaj veture pritet të dal në shitje gjatë verës së ardhshme me një çmim fillestar prej 222 mijë euro, përcjell albinfo.ch.



Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”













