Integrimi
Fëmijët e krishterë dhe ata myslimanë shkëmbejnë vizitat dhe japin mesazhe paqeje
Fëmijët shqiptarë që ndjekin mësimet në xhaminë "Shtëpia e paqes" dhe fëmijët që mësojnë në Kishën Reformiste të Schwamendingenit ishin mysafirë dhe mikpritës në të njëjtën ditë
Në kuadër të bashkëpunimit të xhamisë “Shtëpia e paqes” në Schwamendingen të Cyrihut me Kishën e këtushme Reformiste, këto ditë pati një vizitë të ndërsjellë të fëmijëve të këtyre dy objekteve të kultit. Kështu, fëmijët shqiptarë që ndjekin mësimet në xhaminë “Shtëpia e paqes” dhe fëmijët që mësojnë në Kishën Reformiste të Schwamendingenit ishin mysafirë dhe mikpritës në të njëjtën ditë.
Këtyre takimeve u ka paraprirë kontakti i imamit të xhamisë “Shtëpia e paqes”, hoxhë Fahredin Bunjaku me zonjën Pastore (Pfarrerin) Esther Straub. Ata i njoftuan fëmijët rreth historikut të kishës respektivisht xhamisë.
Fillimisht fëmijët u takuan te kisha, ku u njoftuan rreth historikut të saj, ndërsa më pas ata vizituan kishën dhe u njoftuan për aktivitetet që zhvillohen brenda saj. Pastaj të gjithë fëmijët shkuan në xhami, ku u informuan për historikun dhe aktivitet e ndryshme që organizohen në kuadër të xhamisë. Prezantimin e stories së xhamisë e bën asistentët dhe nxënësit e imamit (Lorena Lakna dhe Fatime Bunjaku).
Në fund të këtij takimi ishte organizuar edhe një koktej nga nxënësit, gjegjësisht prindërit shqiptarë. Ata përmes ushqimeve tradicionale shpërfaqën kulturën dhe mikpritjen shqiptare, të ruajtur ndër shekuj!
Fëmijët e të dy komuniteteve u ndanë të kënaqur, duke shpresuar se në të ardhmen do të ketë takime më të shpeshta! Ky këmbim vizitash ishte një mesazh i mirë paqeje dhe mirëkuptimi që i shërben kultivimit të bashkëjetesës në mes të njerëzve të besimeve dhe etnive të ndryshme.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto

















