Shqipëria
Fëmijët e emigrantëve pa shtetësi nuk figurojnë të regjistruar
Në një studim të bërë nga UNHCR vetëm për katër muaj janë identifikuar 1431 persona
Fëmijë të prindërve që kanë emigruar vite më parë e më pas u është dashur të rikthehen në Shqipëri kanë mbetur pa shtetësi, pasi ata nuk figurojnë të regjistruar në zyrat e gjendjeve civile.
Në një studim të bërë nga UNHCR vetëm për katër muaj janë identifikuar 1431 persona.
Sipas statistikave të UNHCER dhe mbi 90% e tyre janë fëmijë dhe se prindërit e tyre kanë deklaruar emër tjetër në shtetin ku kishin emigruar, raporton “TCH”.
“Në vendin ku kanë emigruar kanë dhënë të dhëna të tjera dhe në zyrat e gjendjeve civile këtu nuk figurojnë ose ka shtetas që kanë dhënë emër tjetër dhe në letrat zyrtare kanë emër tjetër. U duhet të hapin gjyq që kërkon shpenzime kohe. Kështu që fëmijët kanë mbetur pa regjistruar”, tha Pablo Zapata, përfaqësues i UNHCR Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Por, këta fëmijë janë në risk kundrejt të gjitha formave të abuzimit dhe diskriminimit, pasi nuk gëzojnë të drejtat e tyre.
“Pa shtetësi është si fantazmë. Nuk mund të regjistrohen në shkollë në shërbime publike”, tha përfaqësuesi i UNHCR.
Një numër i madh shqiptarësh pa shtetësi është konstatuar në Greqi, Gjermani dhe Angli. Por sipas përfaqësuesit të UNHCR, ka nisur një bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe organizatat joqeveritare për të mundësuar asistencë ligjore falas, në mënyrë që lehtësohen procedurat për regjistrimin e fëmijëve të emigrantëve të kthyer e që u duhet të vërtetojnë atësinë apo mëmësinë e tyre në gjykatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












