Kosova
Fatkeqësia që bashkoi një komb – u hapën dyert e zemrave dhe shtëpive
Tërmeti që goditi Shqipërinë në orët e hershme të së martës është njëra nga katastrofat natyrore më të mëdha që ka përjetuar ky vend, duke lënë deri tash të vdekur 31 persona, mbi 650 të lënduar dhe 16 persona të zhdukur, shpërfaqi një solidarizim monumental të shqiptarëve të Kosovës me bashkëkombasit e tyre.
Me të marrë lajmin për tragjedinë dhe pasojat që kishte lënë pas tërmeti që preku më së shumti pjesën e Durrësit dhe Thumanes, filloi një organizim në kohë rekorde i shqiptarëve nga Kosova, duke filluar prej institucioneve qeveritare, komunave, bizneseve e deri tek qytetari më i thjeshtë, për t’i dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Përveç grumbullimit të ndihmave në ushqime, batanije, veshmbathje, qytetarë nga Kosova kanë shprehur gatishmërinë që në shtëpitë dhe pronat e tyre t’i strehojnë familjet që kanë mbetur pa kulm mbi kokë, si pasojë e tërmetit.
Mobilizimi nëpër rrjete sociale ka qenë i jashtëzakonshëm edhe nga grupet e tifozëve, të cilët nëpër qendrat e qyteteve kanë vendosur shtandet, ku është bërë grumbullimi i ndihmave, të cilat kanë nisur menjëherë të dërgohen në drejtim të Shqipërisë, shkruan telegrafi, percjell albinfo.ch
Njëri nga rastet që gjatë do të mbetet në memorien e shqiptarëve, ka qenë ndihma e një gruaje nga Peja, e cila ndonëse vuante nga kanceri ka vendosur t’i dhurojë 50 euro, duke bashkëndjerë me bashkëkombasit e saj.
“Unë jam e sëmurë nga kanceri. Dëshiroj t’i dhuroj 50 euro”, ka thënë ajo mes lotëve në emisionin N’drrimi i Natës në Klan Kosova, në një linjë telefonike të drejtpërdrejtë për donacione, për ta ndihmuar Shqipërinë.
Zonja nga Peja ka prekur të gjithë të pranishmit në studion e NIN-it, përfshirë edhe moderatorin e këtij emisioni Alaudin Hamitin që po ashtu mes lotëve e ka përmbyllur emisionin.
Në pjesë simpatike dhe e veçantë e këtij mobilizimi mbarëkombëtar është ndarja e kursimeve se tre njomakëve të familjes Kraja nga Prishtina. Babai i Omerit, Jusres dhe Kanitës, Dorliri, ka treguar se tre fëmijët e tij ndonëse kishin një shumë krejt simbolike të kursimeve, vendosën që ato t’i dërgojnë në ndihmë të bashkëmoshatarëve të tyre të prekur nga tërmeti në shtetin shqiptar.
“Omeri, Kanita dhe Jusra vendosen që kursimet e tyre modeste, 5 euro, që kanë mbledhur tani vonë t’i japin për vëllezërit dhe motrat në Shqipni. Gjithë këtë duke qite në praktikë atdhedashurinë dhe para kësaj shpërblimin e Allahut ne këtë botë dhe tjetrën, për atë që ndihmon atë që ka nevojë. Atdhedashuria dhe patriotizmi nuk kultivohet mbi urrejtjen e të tjerëve, tatuja dhe parulla shterpe, por mbi dashurinë ndaj vëllait tënd, sakrificës dhe te dhënies të asaj çfarë ke për atdheun tënd”.
Zemërgjerësia e banorëve të Kosovës u vërejt edhe në momentin kur u hapën dyert e shtëpive për 200 familje nga Shqipëria, të cilat u vendosën nëpër disa qytete të Kosovës, derisa familjet e para nga zonat e prekura nga tërmeti kanë mbërritur të mërkurën herët në qytetin e Pejës, për të vazhduar më pas me qytetet tjera.
Gatishmëria për ta ndarë dhe bashkndjerë dhimbjen me boshkëkombasit e tyre, shqiptarët nga Kosova e shprehin me forma konkrete të strehimit të të prekurve, duke bërë kështu që të gëlonin rrjetet sociale nga statuset e shumta nëpër profile të ndryshme.
Më poshtë mund t’i lexoni disa nga këto postime:
“Miq të mijë në Shqipëri, shtëpia ime është e juaja! Mos hezitoni!”
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin





















