E-Diaspora
Familja shqiptare lejohet të qëndrojë në Gjermani
Pasi Aurel Kuka filloi kursin si mekanik, tashmë edhe gruaja e tij, Aida Gjinaj ka marrë një ofertë dhe familja shqiptare duket se të ardhmen do ta kenë në Gjermani
Familja shqiptare tani mund të marrë frymë lirshëm. Pasi u kërcënuan se do të ketë një ndarje të familjes, tashmë situata ka ndryshuar, shkruan ‘wp.de’, përcjell albinfo.ch.
Aurel Kuka, Aida Gjinaj dhe vajza e vogël Amaris mund të qëndrojnë në Gjermani dhe nuk kanë nevojë të kthehen në vendlindjen e tyre, thotë “Sigrid Czyrt”, Shoqata e cila ka mbështetur familjen shqiptare gati për një vit.
Në fillim dukej se vetëm 24-vjeçari do të qëndrojë për shkak të zanatit të tij dhe familja do të ndahej përkohësisht.
Megjithatë, lajmet e mira kanë ardhur familjen shqiptare. Një kompani i ka ofruar një vend trajnimi, Aidës, 23-vjeçare. Ajo në gusht mund të fillojë punën në një palestër sportive. Të dyja profesionet janë të pranuara nga zyra e emigracionit.
Tani e ardhmja për familjen shqiptare duket e sigurt në Gjermani, dhe për këtë është e lehtësuar shumë Aida. Tashmë ajo mund të flejë e qetë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











