Shqipëria
‘Faleminderit, Shqipëri, nuk do të harrojmë”, veprat artistike të afganëve në Shqipëri
Artistët afganë kanë zgjedhur të vizatojnë vepra arti nëpër Shqipëri, si shenjë mirënjohje e falënderimi për mikpritjen shqiptare në kohën kur atyre po u cenohej ekzistenca, pas rënies së Afganistanit nën kontroll të talebanëve.
“Faleminderit, Shqipëri, nuk do të harrojmë!”, shkruhet mes tjerash në mural, ku paraqitet një burrë afgan që po punon, ndërsa karroca e tij e punës mban hartën e Shqipërisë.
Artistët janë pjesëtarë të ‘Artlords’, një organizatë afgane me aktivistë e artistë vullnetarë, të cilët përmes pikturave murale përcjellin mesazhe shprese dhe paqeje. E këto mesazhe u bënë edhe lajme ndërkombëtare.
Bashkëthemeluesi i “Artlords”, Omaid Sharifi, thekson se “kjo është një nga mënyrat me të cilat ne duam të ngremë zërin për afganët që janë marrë peng në shtëpitë e tyre në Afganistan”.
Sipas tij, shumica e veprave të këtij grupi në Afganistan u shkatërruan nga talebanët.
Ata u vizituan nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Shqipëria ishte ndër vendet e para që strehoi mbi 2,400 afganë.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena














