Kosova
Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave të BE-së me Serbinë
Helmut Brandstetter kërkon ndalimin e negociatave të anëtarësimit dhe pagesave nga fondet evropiane, pas nderimeve publike ndaj Ratko Mlladiqit
Eurodeputeti austriak Helmut Brandstetter i ka kërkuar Komisionit Evropian të pezullojë negociatat e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, si dhe të ndalojë pagesat ndaj këtij vendi nga fondet evropiane, transmeton albinfo.ch.
Kërkesa e tij vjen pas reagimeve të disa përfaqësuesve zyrtarë të Qeverisë së Serbisë, të cilët publikisht kanë nderuar ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Mlladiqi vdiq së fundmi në Hagë.
Brandstetter kërkon që pezullimi të mbetet në fuqi derisa autoritetet serbe të distancohen qartë dhe pa mëdyshje nga glorifikimi i personave të dënuar për krime lufte.
“Ratko Mlladiq është dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Kur përfaqësues të autoriteteve të një vendi kandidat për anëtarësim në BE, pas vdekjes së tij, glorifikojnë një person të tillë, është kaluar vija e kuqe”, ka deklaruar Brandstetter. Sipas tij, një qasje e tillë përbën tallje me viktimat dhe familjet e tyre dhe është në kundërshtim me vlerat themelore të Bashkimit Evropian.
Eurodeputeti austriak ka kërkuar gjithashtu që, deri në ndryshimin e këtij qëndrimi, të mos ndërmerren hapa të mëtejshëm lidhur me integrimin e Serbisë në hapësirën Shengen. Ai është anëtar i grupit liberal “Renew Europe” në Parlamentin Evropian dhe raportues në hije për Serbinë.
Brandstetter ishte pjesë e delegacionit të Parlamentit Evropian që vizitoi Serbinë në janar të këtij viti. Delegacioni, i përbërë nga nëntë eurodeputetë, qëndroi në Beograd nga 22 deri më 24 janar 2026, ku zhvilloi takime me përfaqësues të qeverisë, parlamentit, opozitës, mediave, shoqërisë civile, akademisë dhe studentëve.
Kërkesa e Brandstetterit vjen në një moment të ndjeshëm për marrëdhëniet mes Serbisë dhe BE-së dhe mund të shtojë presionin politik ndaj Beogradit për qëndrimin e tij ndaj krimeve të luftës dhe personave të dënuar nga drejtësia ndërkombëtare. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren Filmat e shkurtër që rezultuan nga ky projekt do të shfaqen në Kino Rex të Bernës,... -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA -
Lea Ypi nderohet me Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik 2026 -
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime











