Situata në Kuvendin e Kosovës është tensionuar gjatë seancës së sotme, pas një veprimi të deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, shkruan albinfo.ch.
Derisa në sallë po zhvillohej seanca, Kadrijaj ka lëvizur para pjesës ku ishin të ulur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në një moment, deputetja e AAK-së ka hedhur vezë në drejtim të Kurtit, duke shkaktuar tensione dhe reagime në sallën e Kuvendit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimit të seancës, ndërsa situata është shoqëruar me përplasje dhe tensione mes deputetëve./Albinfo.ch