Aeroporti “Euroairport” që u takon tri vendeve, Zvicrës, Francës dhe Gjermanisë, po rihap pistën e tij kryesore të rinovuar më herët se sa ishte planifikuar.
Për shkak të kushteve të favorshme të motit dhe përparimit të shpejtë të punëve të ndërtimit, operacionet e fluturimit në pistën e prekur do të rifillojnë këtë të shtunë, tranmseton albinfo.ch. Kjo ishte planifikuar fillimisht për 21 maj.
Megjithatë, rihapja më e hershme nuk do të ndikojë në oraret e publikuara të fluturimeve të kompanive ajrore, sipas një njoftimi për shtyp, shkruan srf.ch. Orari i rregullt i fluturimeve mbetet i pandryshuar.
EuroAirport që në Zvicër njihet më shumë me emrin Aeroporti i Bazelit, gjithashtu e përdori periudhën e mbylljes për punimet e modernizimit në terminal, duke përfshirë instalimin e ambienteve të vetëshërbimit për regjistrimin e bagazheve në Sallën 3.