Kosova
Escobar: Asociacioni është vendimtar
Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Përëndimor, Gabriel Escobar, ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, përcjell albinfo.ch.
Escobar ka thënë se do të duhej të insistonin më shumë në implementimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, sesa që t’i bënin palët bashkë, meqë tha se kanë vërejtur në disa raste mungesë të vullnetit për këtë, raporton Express.
“Ne do të duhej të insistonim më shumë në implementim e Asociacionit sesa në ndërmjetësimin që dy palët të bëhen bashkë, sepse në disa raste ne kemi vërejtur mungesën e vullnetit në të dy palët. Interpretimi dhe implementimi i Asociacionit është absolutisht vendimtar për Kosovën. Është më i vështiri prandaj si më i vështiri, ishte e rëndësishme që Kosova të jepte sinjal se ka vullnet të adresojë çështjen e minoritetit serb në territorin e saj”, ka deklaruar Escobar në një intervistë për Qendrën për Evropë të Këshillit Atlantik.
Ai ka thënë se pranimi i propozimit evropian do t’u jepte mundësi amerikanëve që të lobonin te shtetet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën, për ta bërë këtë, por se nuk kishin material për këtë.
“Nga perspektiva amerikane, pasi që rruga evropiane përfshinte pjesë të rëndësihme të Asociacionit në çdo hap, ne besojmë se duke pranuar një propozim evropian, përmes një procesi evropian që është dialogu dhe një marrëveshje që garantohet nga Bashkimi Evropian, do t’u jepte amerikanëve një mundësi për të lobuar te shtetet evropiane për të thënë se Kosova ka bërë çfarëdo që Evropa ka kërkuar dhe për të kërkuar njohje të reja. Pa këtë, të themi që ne nuk kishim shumë material për të punuar për këtë”, ka deklaruar Escobar.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











