Futboll
Elvis Rexhbeçaj rikthehet në Wolfsburg
Ai ka firmosur me Wolfsburgun kontratë të vlefshme deri në vitin 2030
Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, është kthyer te Wolfsburgu, ku edhe u zhvillua si lojtar.
Pas katër vjetësh tek Augsburgu, Rexhbeçaj do të kthehet te Wolfsburgu për edicionin e ardhshëm. Deri në fund të edicionit aktual do të jetë tek Augsburgu.
Ai ka firmosur me Wolfsburgun kontratë të vlefshme deri në vitin 2030, transmeton albinfo.ch.
“Me Elvisin kemi kthyer lojtarin që ka lidhje të fortë me klubin dhe qytetin. Fakti që ai ia ka besuar të ardhmen Wolfsburgut në këtë fazë sfiduese sportive na bënë edhe më të kënaqur. Por kualiteteve të futbollit ai ka edhe personalitet të fortë, që shihet brenda dhe jashtë fushës. Ai jep çdo gjë në secilën ndeshje dhe merr përgjegjësi”, ka thënë drejtori sportiv i Wolfsburgut, Pirmin Schwegler.
Rexhbeçaj ishte bashkuar me Akademinë e Wolfsburgut në moshën 12 vjeçare dhe depërtoi deri në ekipin e parë.
“Kthimi te Wolfsburgu do të jetē diçka e veçantë për mua. Jam rritur këtu dhe kam nisur karrierën në Bundesligë te Wolfsburgu. Do të jem gjithnjë falënderues për këtë. Dhe kur dera u hap sërish, ishte e qartë për mua se doja të kthehesha. Por edhe një gjë është e qartë, deri në fund do të jap çdo gjë për Augsburgun”, ka thënë mesfushori shqiptar.
E-Diaspora
-
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo Dasëm nën tingujt e Elton John dhe artistëve shqiptarë... -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit














