Kosova
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë
Shtetasi kosovar ishte arrestuar nga autoritetet spanjolle në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar përmes INTERPOL-it dhe tashmë u është dorëzuar autoriteteve në Kosovë.
Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”, është ekstraduar nga Spanja në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila njoftoi se ekstradimi është realizuar më 6 gusht 2026, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe institucionet e drejtësisë.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 06.08.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Spanja për në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi kërkohej përmes INTERPOL-it, në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Autoritetet bëjnë të ditur se ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Spanjës.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive kompetente të Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës për zhvillimin e procedurave të mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimit dhe arrestimit të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











