Lajme
Panairi në Cyrih: Prezantohen vlerat turistike të Shqipërisë
Vlerat tursitike të Shqipërisë janë prezantuar në Panairin e festave në St. Gallen ndërsa më 31 Janar Shqipëria do të prezantohet edhe në një panair ndërkombëtar turizmi në Cyrih: “Fespo 2020”
Në Panairin e mbajtur në St. Gallen të Zvicrës me 24 janar, të veshur me veshjet popullore tradicionale shqiptare, përfaqësues nga kompania “Albanien Reisen”, kanë prezantuar imazhe fotografike të pikave turistike të zonave malore dhe bregdetare të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe kanë ofruar për vizitorët informacione mbi kulturën shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Vizitorët e shumtë zviceranë dhe të huaj janë njohur nga afër me këtë ekspozitë tradite, kulture dhe vlerash.
Po ashtu, sipas përfaqësuesve të Albanian Raisen, panairi i festave në St. Gallen ishte një sukses i plotë. “Njerëz të interesuar të panumërt janë informuar për Shqipërinë dhe Kosovën rreth udhëtimeve tona .”
Panairi tjetër do të mbahet në Cyrih me 31 janar në Fespo, Zvicër. Më shumë informata për panairin në linkun në vijim:Fespo 2020




E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











