Shqipëria
Ekspertët kërkojnë strategji mbi emigracionin në Shqipëri
Të rinj që duan të largohen, të kualifikuar që kërkojnë punë jashtë, prindër që mbesin të vetmuar në pleqëri. Emigrimi po e godet fort Shqipërinë. Ekspertët kërkojnë strategji të posaçme për përballimin e fenomenit.
Një valë të re emigrimi paralajmërojnë të dhënat e Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilantëve (EASO), teksa raportojnë se rreth 12.000 shqiptarë kanë aplikuar për herë të parë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, vetëm për periudhën janar-korrik 2019. Veç tyre, 2000 shqiptarë të tjerë kanë tentuar rishtazi për ta fituar këtë status.
Një situatë e tillë i ka nxitur sociologët, psikologët dhe ekpertët e ekonomisë të hulumtojnë mbi arsyet e këtij largimi masiv. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi bën përgjegjës standartin e ulët të jetesës, nivelin e lartë të papunësisë, si dhe nivelin e ulët të pagave, sipas tij më e ulta në rajon.
“Ky largim tregon pasigurinë e tyre për të ardhmen”, vlerëson psikologia Arjana Muçaj, e specializuar në psikologjinë sociale. “Kjo është edhe pasqyrë se si funksionon demokracia në vendin tonë, pasi respektimi i të drejtave të njeriut pothuajse nuk ekziston ose nuk vlerësohet sa duhet”.
Ekspertët pranojnë se situata është serioze. Shqipëria po plaket me ritme të shpejta. Nga vendi me popullsinë më të re në Europë, mosha mesatare e Shqipërisë është rritur nga 27 vjeç në 35.4 vjeç. “Pasojat janë të dukshme”, shprehet sociologu Gëzim Tushi. “Pakësimi i lindjeve, ulja e numrit të fëmijëve për grua nga 2.7 në më pak se 1.6 dhe zgjerimi i kërkesave për pensione e mbrojtje sociale ka krijuar problemet e veta në shërbimin shendetësor apo kujdesin social.” – shton Tushi.
Sipas Institutit të Statistikave numri i lindjeve në tremujorin e dytë 2019 shënoi një rënie prej 5,7 % krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Numri më i lartë i lindjeve ishte në qarkun e Tiranës me 2.157 foshnje, ndërsa numri më i ulët u regjistrua në qarkun e Gjirokastrës, me 111 lindje foshnje, shkruan DW, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte