Integrimi
EKR: Artikujt kundrejt muslimanëve janë distancues dhe gjithë përfshirës
Shumë të dhëna tregojnë një distancë kundrejt muslimanëve në Zvicër dhe që nuk tregon aspektin e multi-kulturalitetit.
Komisioni Zviceran kundër Racizmit EKR ka publikuar një studim i cili është marrë me raportin mediatik mbi muslimanët në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Si gazetat e shkruara dhe online jane marrë me temat shoqërore që prekin këtë minoritet? Cilat aspekte dhe perspektiva fokusohen në artikujt e tyre?
Shumë të dhëna tregojnë një distancë kundrejt muslimanëve në Zvicër dhe që nuk tregon aspektin e multi-kulturalitetit.
Studimi i kryer nga Universiteti i Cyrihut me titull “Cilësia e lajmeve mbi muslimanët në Zvicër” ka analizuar përmbajtjen e artikujve që lidhen me muslimanët nga 2009 deri në mes 2017 në 18 tituj të printuar mediatik të tre gjuhëve më të madhe rajonale. Analiza është shqetësuese dhe vërehet një gjuhë tendencioze dhe gjithëpërfshirëse.
Studimi gjithashtu vërteton një rritje të fuqishme të artikujve, që shfaqin distancë kundrejt muslimanëve zviceranë. Numri i tyre nga 2009 deri 2017 është rritur prej 22 në 69 përqind. Kjo më tepër vërehet në temat e përqëndruara si radikalizmi dhe terrorizmi. Udhëheqësi i studimit, Patrik Ettinger, sqaron se distanca bëhet problematike kur lidhet me akuzat gjithpërfshirëse.
Në fakt artikujt gjihpërfshirëse dhe distancues nuk janë të rritur nga viti i kaluar, megjithatë mbetet e lartë: tetë përqind. Gjithashtu, në 55 përqind të artikujve komentohet rreth tyre, pa u marrë një fjalë prej atyre vetë. Për koment merren ata muslimanë, të cilët përfaqësojnë pozicione polarizuese.
EKR edhe në të kaluarën është marrë me artikujt mediatikë që rrezikojnë diskriminimin e grupeve minoritare.Në 2013 ajo analizoi shkrimet rreth romëve, në 2017 kundrejt racizmit ndaj të zinjve. EKR kërkon përgjegjësi dhe dialog me mediat për krijimin e mendimit dhe funksionimit të një shoqërie më demokratike.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












