Koronavirusi: çast pas çasti
Ekpertët e OBSH-së nisin hetimet në Vuhan, si koronavirusi kaloi nga kafshët te njeriu
Ekipi i OBSH-së, që të dielën arriti në tregun Huanan, po monitorohet nga afër nga autoritetet kineze
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që po hetojnë origjinën e koronavirusit, kanë vizituar të dielën një treg në Vuhan, ku u raportuan rastet e para me sëmundjen COVID-19 një vit më parë.
Ekipi i OBSH-së arriti në tregun i kafshëve Huanan, që është mbyllur që prej janarit të vitit të kaluar dhe rojet nuk lejuan persona të tjerë që të hynin, raporton AFP.
Ky hetim i OBSH-së, që u pengua nga Kina që të zhvillohej më herët, ka për qëllim që të zbulojë se si koronavirusi kaloi nga kafshët te njeriu.
Por, zyrtarët e OBSH-së, që janë në fazën e parë të hetimit, kanë minimizuar pritjet se mund të gjejnë burimin e virusit që ka vrarë mbi dy milionë persona në mbarë botën dhe ka goditur rëndë ekonominë globale.
Ekipi i OBSH-së, që të dielën arriti në tregun Huanan, po monitorohet nga afër nga autoritetet kineze, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Më herët gjatë javës, media shtetërore, Global Times në një raportim ka minimizuar pretendimet e hershme se tregu Huanan ishte epiqendra e virusit, duke pretenduar se “hetimet e bëra më vonë” kanë sugjeruar se tregu nuk ishte burimi i shpërthimit të virusit.
Fillimisht, zyrtarët kinezë kishin thënë se kafshët që shiteshin në këtë treg me gjasë janë burimi i shpërthimit të pandemisë. Por, më pas faji u është lënë kafshëve të importuara dhe Kina, pa dhënë prova, ka thënë se burimi i shpërthimit, mund të jetë diku tjetër.
Kina ka raportuar 4,636 të vdekur nga koronavirusi i ri dhe ka thënë se për shkak të veprimeve të ndërmarra, ekonomia e saj tashmë ka nisur rikuperimin nga pandemia.
Kina është kritikuar se fillimisht ka minimizuar shpërthimin e virusit dhe nuk ka dhënë informacione të plota kur rastet e para me COVID-19 u shfaqën në Vuhan në dhjetor të vitit 2019.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













