Lajme
Eglantina Frroku-Bossart, me shumë suksese në Gjermani
Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, ka shkuar sot për profilin e Eglantina Frrokut, e cila po zhvillon biznesin e saj në fushën e dizajnit grafik në Gjermani, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch
![](https://www.albinfo.at/wp-content/uploads/2019/10/73292367_536473057130637_8141255928570707968_n-1-416x396.jpg)
“Eglantina Frroku Bossart, është shqiptarja në fushën e grafik dizajnit që ka arritur suksesin në Shtutgart të Gjermanisë, duke u bërë emër i njohur në botën e modës”, thuhej në postimin e tyre në Facebook.
“Ajo ka ngritur atelienë e saj në qendër të Shtutgartit. Përveçse e talentuar, i është dashur shumë punë dhe përkushtim si dhe integrim i një stafi profesionistësh gjermanë në ekipin e saj. Ka stiluar veshje për emra të njohur atje dhe jep kontribut në evente të ndryshme bamirësie”, përfundon postimin i Fondit për Zhvillimin e Diasporës në Facebook.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër ngushëllon familjen Dalipi "Komuniteti mjekësor në Zvicër humbi sot papritmas kolegun e nderuar, doajenin e psikiatrisë dhe psikoterapisë Dr.med....
-
Ndahet nga jeta psikiatri, Dr. med Sami Dalipi
-
Shënohet Dita ndërkombëtare e remitencave, Kosova ka rritje ndër vite
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
Jeta në Austri
-
Kur mund të kërkoj rimbursim për shpenzimet mjekësore në Austri? Nëse vizitoni një ‘mjek me zgjedhje’ në Austri ose shkoni për disa procedura dhe ekzaminime, mund...
-
Austriakët, të shqetësuar pas rritjes së FPO ekstremiste në zgjedhjet evropiane
-
A ka Austria probleme me drogën?
-
8 gjërat që duhet të dini përpara se të filloni një punë në zyre në Austri
-
Gjithçka që duhet të dini për marrjen me qira të një makine në Vjenë