Integrimi
Edon Zejna 20 vjeçar, kandidat në zgjedhjet komunale të Vjenës
"Mendoj se shqiptarët janë të gatshëm për një frymë të re. Unë edhe partisë sime i kam thënë, se do të kandidoj vetëm për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve”
Edon Zejna është kandidati shqiptar i propozuar nga partia austriake ÖVP për zgjedhjet komunale në landin e Vjenës që do të mbahen më 11 tetor të këtij viti. Ai është kandidat në qarkun e 10-të (Bezirku 10), Favorite në Vjenë të Austrisë.
Zejna zgjodhi të kandidojë për Partine Popullore të Austrisë (ÖVP- Österreichische Volkspartei), sepse sipas tij, aty ka gjetur shtëpinë e tij të politikës. Ishte personalisht Dr. Michael Spindelegger,( ish zëvendëskryeministër dhe ish ministër i Financave të Austrisë), ai që e ka shtyrë të marrë pjesë në këto zgjedhje.
“ ÖVP-ja ka qenë gjithmonë përkrahëse e shqiptarëve si në kohët e mëhershme ashtu gjatë luftës në Kosovë dhe në shtet ndërtimin e saj. Dr. Wolfgang Schüssel ka qenë ai i cili ka krijuar një fond për shqiptarët e Kosovës, për të rindërtuar shtëpitë e shkatërruara (kryesisht në Istog). Pastaj Dr.Spindelegger ishte njëri nga të paktët politikanë që ka dalë hapur për të lobuar për Pavarësinë e Kosovës. Pavarësisht kësaj, ÖVP-ja e ka një drejtim politik që është absolutisht në harmoni me mendimin tim”, thotë për “albinfo.ch” Edon Zejna, i cili më aktivitete politike merret që prej moshës 16 vjeçare.
Djaloshi 20 vjeçar i cili studion në fakultetin juridik në Vjenë, kandidon në këto zgjedhje për të ngritur zërin e shqiptarëve në Austri, e veçanërisht në landin e Vjenës. Ai është i pakënaqur më politikën që landi i Vjenës e bën ndaj shqiptarëve. “Pala shqiptare nuk është e integruar sa duhet, sepse nuk ka mbështetjen e duhur nga ana e qeverisë. Është i vetmi komuniteti shqiptar që nuk ka përfaqësues të tyre. Pra jemi të diskriminuar! Dhe kjo duhet të merr fund. Nuk dua të mbylli sytë, veshët dhe gojën time, dua të luftoj për të drejtat e komunitetit tonë, për të ardhmen e shqiptarëve”, siguron Zejna i cili përpos studimeve, punon në Ministrinë e Financave të Austrisë, përkatësisht në Departamentin e Komunikimit dhe Mediave në kabinetin e ministrit.
Edoni, i cili është më origjinë nga Vushtrria është i bindur se komuniteti shqiptarë do të shfrytëzoj të drejtën e tyre për të votuar atë. “ Mendoj se shqiptarët janë të gatshëm për një frymë të re. Unë edhe partisë sime i kam thënë, se do të kandidoj vetëm për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve”, shprehet i bindur ai.
Në synimet e Edonit janë tri çështje të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt më komunitetin shqiptarë dhe që ai premton se do t` i realizojë nëse shqiptarët do të ia bësojnë votën.
“Janë tri pika kryesore të cilat ia kam dhënë vetes si synim. E para është që gjuhën shqipe ta bëjmë gjuhë zyrtare në institucionet shtetërore. E dyta është, integrimi i studenteve shqiptarë në sistemin e Austrisë. Të krijojmë në zyre për asociacionin e të rinjve dhe studentëve shqiptarë në Austri. Ky asociacion duhet të përkrahet edhe nga landi i Vjenës dhe kështu të iu ndihmojmë studentëve që janë këtu por edhe atyre që dëshirojnë të vijnë për të studiuar. Një synim tjetër është të krijojmë një shesh me emër shqiptar, ashtu siç e kanë serbet në Favoriten”, tregon Edoni synimet e tij në një bisedë ekskluzive për “albinfo.ch”.
Zgjedhjet komunale për landin e Vjenës do të mbahen më 11 tetor, ndërsa Edoni mban numrin 14 në listën e partisë ÖVP.
E-Diaspora
-
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze E reja prizrenase po ndërton hap pas hapi rrugëtimin si pianiste, ndërsa performanca e saj në... -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













