Shqipëria
Edi Rama: Nuk kemi plan B përveç euro-integrimeve, Turqia është partnere
Ne ndjehemi si një top - dhe Europa luan me ne futboll,” thotë kryeministri Rama, kur flet për dashurinë dhe durimin e madh që kanë shqiptarët rreth euro-integrimeve. “Nuk e di sa vite do zgjasë integrimi i plotë. Europa është për ne religjion”.
Kryeministri shqiptar Edi Rama di të përdorë kërkesat e tij të shartuara me humor kur flet me mediat perëndimore. Kështu ka ndodhur edhe gjatë intervistës së tij me gjermanen “Handesblatt”.
Ne ndjehemi si një top – dhe Europa luan me ne futboll,” thotë kryeministri Rama, kur flet për dashurinë dhe durimin e madh që kanë shqiptarët rreth euro-integrimeve. “Nuk e di sa vite do zgjasë integrimi i plotë. Europa është për ne religjion”.
Shqipëria nga 2014 është vendi kandidat për në BE, kurse bisedimet priten të fillojnë në qershor 2019. Franca dhe Hollanda janë më skeptiket kur bëhet fjalë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Për dallim nga vendet tjera të rajonit, si Serbia, Mali i Zi ose Maqedonia, ne si shqiptarë nuk kemi alternativë tjetër si Rusia. Ne kemi vetëm Europën, thotë po në të njëjtin artikull, politologu dhe drejtori i Institutit shqiptar për Studime Politike, Afrim Krasniqi.
Edhe Turqia që shihet si investitore, nuk mund të jepet si alternativë. “Turqia është partner, por jo opsion,” thotë kryeministri Edi Rama, vendi i të cilët është më pro-europiani në rajon.
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













