Kosova
Edhe një person nga Kosova i arrestuar në Serbi, MPJD-ja kërkon nga ndërkombëtarët siguri
Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës në Kosovë ka njoftuar se i ka dërguar notë verbale misioneve diplomatike të vendeve të QUINT-it në Serbi me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës, Dukagjin Maxhuni, i cili u arrestua në kufirin Serbi – Kroaci nën dyshimet për krime lufte.
Bëhet e ditur se MPJD-ja ka njoftuar edhe delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, ka njoftuar menjëherë Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar notë verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim, transmeton albinfo.ch.
Ministria ka njoftuar se vizita e familjarëve të Maxhunit pritet të realizohet gjatë javës në vijim.
“Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, z. Jetish Jashari, është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse, do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës ndaj shtetasit Maxhuni. Vizita pritet të realizohet gjatë javës në vijim”, vijon njoftimi.
MPJD-ja ka thënë se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi do të vazhdojë monitorimin e afërt të këtij rasti dhe “do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme diplomatike për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës”.
Autoritetet në Serbi i kanë caktuar 30 ditë paraburgim atij teksa siç pretendon Serbia, ai dyshohet për krime kundër anëtarëve të dy familjeve në qershor të vitit 1999 në fshatin Bec të Gjakovës.
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës Sopranoja shqiptare do të ndajë skenën me tenorin e njohur ndërkombëtarisht Piotr Beczała, në koncertin që... -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












