Bota
Arnold Schwarzenegger krijon ekip me Greta Thunberg në Samitin e Klimës
Aktivistja e re suedeze, Greta Thunberg, u bëri thirrje të martën liderëve që të informojnë publikun për ndryshimet klimatike pa i dhënë tone të zbutura „krizës më të madhe me të cilën po përballet njerëzimi“.
Shumë njerëz nuk ia kanë idenë shkallës së emergjencës klimatike, sepse „atytre nuk është thënë, ose më saktë, nuk u është thënë nga njerëzit e duhur“, tha Thunberg, e cila ka frymëzuar miliona njerëz në botë për të marrë pjesë gjatë të premteve në grevat e Shkollës të së Ardhmes.
Njerëzit i dëgjojnë dhe ndikohen nga politikanët, të famshmit, drejtuesit dhe gazetarët, duke u dhënë atyre një përgjegjësi gjigande, tha ajo në samitin e rëndësishëm të klimës në qytetin austriak, në Vjenë. „Dhe le të tregohemi të sinqertë, kjo është një përgjegjësi, në sipërmarrjen e së cilës kanë dështuar shumica prej jush” i tha ajo tubimit të nivelit të lartë. „Ne jemi njerëz… Jemi pjesë e natyrës. Jemi natyrshëm të tërhequr drejt udhëheqësve tanë.”
“Ju nuk mund të mbështeteni tek njerëz që lexojnë mes rreshtave ose kërkojnë informacione për veten e tyre” rreth çështjeve të detajuara të ndryshimeve klimatike, tha Thunberg, teksa bëri thirrje për një ndryshim tërësor në mënyrën se si shoqëria vepron me këtë çështje.
Kriza klimatike është një emergjencë dhe duhet të trajtohet si e tillë, dhe jo të trajtohet si një mënyrë për të prodhuar vende pune për çështjet e natyrës dhe rritjen ekonomike, tha ajo.
“Për një kohë të gjatë, njerëzit në pushtet kanë vijuar duke mos bërë kryesisht asgjë për të ndaluar rrënimin klimatik dhe ekologjik. Ata janë mësuar duke vjedhur të ardhmen tonë dhe duke e shitur atë për përfitimet e tyre”, shkruan dw, përcjell albinfo.ch.
Thunberg, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dhe presidenti austriak Alexander Van der Bellen hapën Samitin Botëror Austriak R20, i organizuar nga ylli hollivudian dhe njëkohësisht ish – Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger.
Schwarzenegger e vlerësoi Greta Thunberg si një ëndërrimtare, e cila krijoi lëvizjen rinore për të mbajtur nën presion njerëzit e pushtetshëm për zotimet e tyre për t’u angazhuar seriozisht me ndryshimet klimatike.
“Nëse ne dështojmë së vepruari, është e ardhmja e tyre në rrezik, jo jona. Vizioni i tyre duhet të na udhëheqë ne në veprim”, tha Schwarzenegger.
Samiti Botëror Austriak R20 bëri bashkë zyrtarët më të lartë, biznesmenët, investitorët, shoqërinë civile dhe ekspertët klimatikë si dhe përfaqësues të vendeve dhe qyteteve nga e gjithë bota për të promovuar dhe zbatuar Marrëveshjen Klimatike të Parisit dhe qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.
Samiti i përvitshëm organizohet nga organizata mjedisore R20 Rajonet e Aksionit Klimatik të Schwarzenegger, e krijuar në vitin 2011 për të përshpejtuar investimet dhe projektet e infrastrukturës së gjelbër në nivel kombëtar.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














