Gjuha
Dy poetë shqiptarë në festivalin ku merr pjesë edhe PJ Harvey
Prend Buzhala dhe Bardhec Berisha prezantohen në kuadrin e “5.Landessprache” (gjuha e pestë në Zvicër: aludohet në gjuhët e të huajve që jetojnë në Zvicër)
Nga 19 deri më 23 tetor në Lucern mbahet festivali i dytë ndërkombëtar i letërsisë “Spoken Word Festival woerdz”. Në këtë festival që sivjet po mbahet për herë të dytë, marrin pjesë edhe dy poetë shqiptarë: Prend Buzhala vjen nga Kosova si mysafir i festivalit ndërsa në mesin e poetëve që prezantohen është edhe Bardhec Berisha, që jeton në Lucern.
Buzhala dhe Berisha prezantohen në kuadrin e “5.Landessprache” (gjuha e pestë në Zvicër: aludohet në gjuhët e të huajve që jetojnë në Zvicër), thotë për albinfo.ch njëri nga pjesëmarrësit shqiptarë, Bardhec Berisha.
Është interesante se në këtë festival merr pjesë si mysafire edhe ylli i muzikës rock dhe poetja nga Anglia, PJ Harvey. Ajo është e njohur për albumin e këngëve ku këndon edhe për Kosovën, si vatër krize. Dy poetët shqiptarë do të lexojnë ditën e shtunë, më 22 tetor. Përkthimin e poezive të tyre do ta bëjnë Roza dhe Blerta Berisha.
Të njëjtën ditë do të lexojë për 35 minuta edhe PJ Harvey, e cila pastaj do të japë edhe autografet në librat e saj.
Festivali woerdz është një rast prezantimi i kokave më të njohura të skenës së “Spoken word” (fjala e folur) dhe përmes punëtorive, premierave të programeve te reja skenike dhe ofertave tjera i jep impulse të reja zhvillimit të kësaj forme të artit. Woerdz ofron një larushi stilistike brenda “Spoken Word” në skena të ndryshme me artistë të regjionit, të vendit dhe ndërkombëtarë. Woerdz mbahet në çdo të dytin vit duke e bërë qytetin e Lucernit, kryeqytet të “Spoken Word” në Zvicër”, thuhet në faqen zyrtare të festivalit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











