E-Diaspora
Dy deputetë nga diaspora?
Xhevdet Spahiu ka më shumë gjasa të jetë deputeti i parë shqiptar nga diaspora e Maqedonisë.
BDI, VMRO-DPMNE, LSDM kanë intensifikuar kontaktet me emigrantët që nga fillimi i fushatës zgjedhore dhe shpresojnë të fitojnë dy deputetë nga diaspora, pavarësisht nga pragu lartë i zgjedhjes me rreth 6.500 vota për një vend.
Sipas të dhënave nga KSHZ-ja, nga diaspora janë raportuar rreth 18.700 votues të mundshëm, që do të thotë se shumica e emigrantëve janë duke shpresuar për dy deputetë, ndërsa për të tretin vështirës se do të mblidhen votat e nevojshme, raportojnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.
BDI kërkon votuesit e saj tradicionalë në Evropë, ndërkohë që, nga ana tjetër, VMRO-DPMNE krahas votuesve në vendet evropiane, ka mbështetës edhe në Australi.
Për një dallim të ciklit të fundit të zgjedhjeve, kur pjesa më e madhe e votuesve të regjistruar ishin nga Australia, në këto zgjedhje është raportuar për më shumë votues në Evropë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













