Lajme
Prej sot: Fluturimet Vjenë-Prishtinë deri në tri herë në ditë gjatë verës
Nga tani e tutje, kompania austriake do të fluturojë tri herë në ditë për në Prishtinë deri në tri ditë në javë gjatë korrikut dhe gushtit
Kërkesat e mëdha për fluturime drejt Evropës Juglindore konfirmojnë rëndësinë e Vjenës si qendër fluturimesh.
Për këtë arsye, kompania Austrian Airlines ka vendosur të rrisë ofertën për linjën Vjenë-Prishtinë, shkruan austrianwings.info. Kështu, duke filluar nga 20 korriku, kompania e përmendur do të ofrojë deri në tri fluturime në ditë për në kryeqytetin e Republikës së Kosovës gjatë muajve të verës, transmeton albinfo.at.
Për herë të parë gjatë ekzistencës 21-vjeçare të lidhjes ajrore të Austrisë me Prishtinën, kjo linjë merr një frekuencë kaq të lartë.
“Me orarin tonë të dendur të fluturimeve për në Evropën Juglindore, ne po forcojmë pozicionin e qendrës sonë të Vjenës për lidhje ndërkombëtare”, thekson Michael Trestl, kryeshef i sektorit të shitjeve në këtë kompani..
Nga tani e tutje, kompania austriake do të fluturojë tri herë në ditë për në Prishtinë deri në tri ditë në javë gjatë korrikut dhe gushtit.
Fluturimet e para nga Vjena fillojnë në mëngjes (10:00 paradite me kohën lokale), mesditë (12:35 pasdite me kohën lokale) dhe natën (22:55 pasdite me kohën lokale). Të gjitha fluturimet tani mund të rezervohen në austrian.com.
AUA rekomandon që të gjithë udhëtarët të mësojnë paraprakisht për kriteret aktuale të vlefshme të hyrjes nga autoritetet përkatëse dhe në faqen e internetit të Austrian Airlines, përcjell albinfo.at. Informacioni azhurnohet vazhdimisht.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














