Lajme
Dritan Abazoviq politikani më i pëlqyer në Mal të Zi, kryeson me mbështetjen më të lartë neto
Sondazhi i qershorit e rendit liderin e URA-s përpara Spajiqit dhe figurave të tjera politike, ndërsa DPS mbetet partia me mbështetjen më të madhe në vend
Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazović, vazhdon të gëzojë mbështetjen më të lartë personale në skenën politike malazeze, sipas një hulumtimi të opinionit publik të realizuar gjatë javës së parë të qershorit 2026, përcjell albinfo.ch.
Sipas rezultateve të publikuara nga portali “24kroz7”, Abazoviq kryeson listën e politikanëve me një rejting neto pozitiv prej 37 për qind, duke u renditur përpara kryeministrit dhe liderit të Lëvizjes Evropa Tani (PES), Milojko Spajić, i cili ka një rejting neto prej 25 për qind.
Në vendin e tretë renditet lideri i Partisë Demokratike Popullore (DNP), Milan Knežević, me 14 për qind mbështetje neto.
Ndër figurat e tjera politike me bilanc pozitiv të vlerësimit publik janë edhe ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović me 12 për qind, lideri i Aleancës Evropiane, Boris Mugoša me 10 për qind dhe kryetari i DPS-së, Danijel Živković me 5 për qind.
DPS mbetet partia më e madhe
Kur bëhet fjalë për mbështetjen e partive politike, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) vazhdon të mbetet forca më e madhe politike në Mal të Zi me 23.6 për qind të mbështetjes së qytetarëve.
Pas saj renditet Lëvizja Evropa Tani (PES) me 15.1 për qind, ndërsa Nova Srpska Demokratija (NSD) ka 9.3 për qind të mbështetjes.
Lëvizja Qytetare URA, e udhëhequr nga Abazoviq, renditet në vendin e katërt me 8.1 për qind të votave, e ndjekur nga DNP me 7.8 për qind dhe Demokratët (DCG) me 5.5 për qind.
Aleanca Evropiane ka 4.8 për qind të mbështetjes, ndërsa Partia Boshnjake (BS) gëzon 3.9 për qind.
Sipas sondazhit, nën pragun zgjedhor aktualisht mbeten Partia Socialiste Popullore (SNP) me 2 për qind dhe lëvizja Preokret me 1.2 për qind të mbështetjes.
Pothuajse një e pesta e qytetarëve ende të pavendosur
Një nga gjetjet më domethënëse të hulumtimit është numri i lartë i qytetarëve që ende nuk kanë vendosur për preferencën e tyre politike. Sipas sondazhit, 18.7 për qind e të anketuarve janë deklaruar të pavendosur ose kanë refuzuar të shprehen për partinë që do të mbështesnin.
Rezultatet e hulumtimit tregojnë se, ndonëse DPS mbetet partia më e madhe individuale në Mal të Zi, Dritan Abazoviqi vazhdon të jetë figura politike me nivelin më të lartë të mbështetjes personale në vend./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











