E-Diaspora
Dorëzohet kosovari i dyshuar për vrasjen e polakut
Ngjarja kishte ndodhur më 9 dhjetor në Favoriten të Vjenës, ku të tre personat kishin pasur mosmarrëveshje, derisa situata u përshkallëzua dhe përfundoi edhe me të vdekur
Shtetasi nga Kosova, 33-vjeçar, për të cilin dyshohet se ka vrarë një polak dhe ka plagosur një tjetër me thikë, është dorëzuar në polici, së bashku me një avokat, shkruajnë mediat austriake, përcjell albnfo.ch.
Ngjarja kishte ndodhur më 9 dhjetor në Favoriten të Vjenës, ku të tre personat kishin pasur mosmarrëveshje, derisa situata u përshkallëzua dhe përfundoi edhe me të vdekur.
Dyshohet se kosovari ka therur ata me thikë. Njëri prej tyre 34-vjeçar kishte ndërruar jetë në vend, kurse tjetri ishte dërguar menjëherë në spital.
Për të ishte lëshuar flet-arrest ndërkombëtar, megjithatë, ai është dorëzuar në stacionin policor në Van-der-Nüll-Gasse në Favoriten të Austrisë.
Akoma nuk është bërë e ditur arsyeja që e shtyri shqiptarin ti sulmojë natën e 9 dhjetorit dy polakët.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










