Feja
Don Marjan Marku u zgjodh si kanoniku i parë i huaj në Kishën Zvicerane
Është rasti i parë në Ipeshkvinë e St.Gallenit dhe sipas të gjitha gjasave edhe në Zvicër që një personalitet me prejardhje të huaj të zgjidhet në një post të tillë
Me një meshë madhështore të zhvilluar në Katedralen e St.Gallenit, pak minuta më parë është zhvilluar ceremonia kishtare e kanonizimit të Don Marjan Markut, famullitarit shqiptar që udhëheq një bashkësi famullitare në Zvicër.
Kanonizimin e ka bërë ipeshkvi i St.Gallenit, Markus Büchel.
Është rasti i parë në Ipeshkvinë e St.Gallenit dhe sipas të gjitha gjasave edhe në Zvicër që një personalitet me prejardhje të huaj të zgjidhet në një post të tillë, shkruan albinfo.ch.
Kapitulli i Katedrales së Ipeshkvisë së St.Gallenit përbëhet nga pesë kanonikë rezidencialë, të cilët veprojnë si këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të ipeshkvit në ordinariat ose në qytetin e St.Gallenit dhe nga tetë kanonikë jorezidentë, të cilët veprojnë si famullitarë në terren të ipeshkvisë, që quhen ndryshe kanonikë ruralë.
Më 6 nëntor kanonikët kanë zgjedhur famullitarin e njësisë pastorale Walensee për kanonik rural. Me këtë zgjedhje, komiteti prej 13 anëtarësh është sërish i kompletuar.
Në solemnitetin që u përshkua nga një prani e madhe shqiptare, morën pjesë edhe një numër priftërinjsh shqiptarë të ardhur enkas nga Ipeshkvia e Kosovës dhe nga misionet katolike shqiptare të Zvicrës.
Po ashtu pjesë e solemnitetit ishte Ansambli “Arbëresha” nga Sirnach-u dhe kori i Misionit Katolik Shqiptar të Zvicrës.
albinfo.ch sjell nesër një shkrim më të zgjeruar nga solemniteti, me deklarime të pjesëmarrësve dhe me një intervistë të Don Marjan Markut.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto













