Kosova
Dogana e Kosovës zbulon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë
Paratë u gjetën gjatë një kontrolli të detajuar në dalje të pikës kufitare, pas analizës
Dogana e Kosovës ka zbuluar 23,500 euro mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar në Merdarë.
Sipas njoftimit zyrtar, automjeti ishte përzgjedhur për kontroll bazuar në analizën e riskut. Pas intervistimit fillestar, ai është dërguar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, ku është kryer verifikimi i plotë nga zyrtarët doganorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare.
Gjatë kontrollit, në çantën personale të udhëtarit janë gjetur 10 mijë euro, ndërsa 13,500 euro të tjera ishin të fshehura në zarfe brenda një ndarjeje të automjetit. Në total, autoritetet kanë evidentuar 23,500 euro të padeklaruara.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se personi posedonte dokumente që dëshmonin prejardhjen e ligjshme të mjeteve monetare, përfshirë kontratë noteriale për shitblerjen e një prone dhe dëshmi të tërheqjes bankare.
Rasti është referuar për hetime të mëtejshme doganore. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, autoritetet kanë ndaluar 25 për qind të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër i është kthyer poseduesit.
Dogana rikujtoi se çdo person që hyn ose del nga territori i Republikës së Kosovës me 10 mijë euro ose më shumë ka obligim ligjor t’i deklarojë ato pranë autoriteteve doganore. Mosdeklarimi apo deklarimi i pasaktë konsiderohet kundërvajtje dhe mund të sjellë masa ligjore, përfshirë konfiskim të pjesshëm ose ndalim të mjeteve.
Institucioni ka theksuar se mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













