Kosova
Dogana e Kosovës: 430 euro është kufiri pa taksa për mallrat personale në aeroport
Dogana e Kosovës ka paralajmëruar për kontrollet që kryhen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, duke rikujtuar udhëtarët për rregullat doganore gjatë hyrjes në Kosovë.
Sipas Doganës, zyrtarët doganorë kryejnë kontrolle të bagazheve dhe përdorin edhe skanerët si pajisje ndihmëse për identifikimin e mallrave që mund të jenë objekt i deklarimit.
Dogana ka bërë të ditur se udhëtarët që kalojnë përmes kanalit të gjelbër, duke deklaruar se nuk kanë mallra për të deklaruar, mund t’i nënshtrohen kontrollit doganor teksa për udhëtarët që hyjnë në Kosovë përmes trafikut ajror, kufiri i patatueshëm për mallrat e destinuara për nevoja personale është 430 euro për udhëtar, transmeton albinfo.ch.
Bëhet e ditur se në rastet kur vlera e mallrave personale tejkalon këtë kufi, udhëtarët duhet t’i deklarojnë ato në kanalin e kuq. Më pas, zyrtari doganor i informon për procedurat e mëtejshme doganore.
Institucioni u ka bërë thirrje udhëtarëve që të informohen dhe të deklarojnë saktë mallrat, në mënyrë që udhëtimi të jetë në përputhje me legjislacionin doganor.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













