Të tjera
Dodik paralajmëron sërish mundësinë e shpërbërjes së Bosnjë e Hercegovinës
Në qoftë se kjo krizë nuk zgjidhet, shpërbërja e Bosnjë e Hercegovinës është e mundur dhe Republika Sërpska do të shkojë drejt daljes, askush nuk duhet të dyshojë në këtë, ka thënë Millorad Dodik, anëtar i Presidencës trepalëshe të Bosnj ë e Hercegovinës në një konferencë për media, më 23 dhjetor, në Sarajevën Lindore.
Dodik vlerësoi se situata në Bosnjë e Hercegovinë “ka shkuar deri në absurditet” dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian “që të ndalojë së konsideruari Bosnjë e Hercegovinën si një eksperiment”.
“Dy nga tre popujt konstituivë nuk e mbështesin rrugën kah po shkon Bosnjë e Hercegovina, në mënyrën sesi myslimanët e paramenduan Bosnjë e Hercegovinën, në të cilën kroatëve do t’ua zgjidhnin përfaqësuesit ‘e tyre’, ndërkaq serbëve do t’ua merrnin pyjet, do t’ua merrnin tokat dhe më pas do të kërkonin që ne t’i të duartrokasim. Bosnjë e Hercegovina e tillë nuk është e mundshme”, tha Dodik.
Ai theksoi se dy vendet më të rëndësishme për Bosnjën dhe Hercegovinën janë Serbia dhe Kroacia dhe shtoi se “marrëdhëniet e lidershipit mysliman nuk kanë qenë kurrë më të këqija me Kroacinë, ndërkaq që as me Serbinë nuk janë të shkëlqyera”.
“Kur i shtoni kësaj se ata u përfshinë edhe në konflikte me Hungarinë, krejtësisht pa nevojë. Veçanërisht të orkestruar me shumë urrejtje, ata po krijojnë një histori sesi një ndikim i dëmshëm rus po përhapet vazhdimisht këtu. Ata po përpiqen të shkatërrojnë palën serbe dhe kroate. Një Bosnje-Hercegovinë e tillë është e pamundur të ekzistojë. Është e nevojshme që sa më shpejtë t’i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë, Hungarinë, Kroacinë, Kinën”, theksoi Dodik.
Ai tha gjithashtu se brezi aktual “ka një shans për të ruajtur Bosnje-Hercegovinën dhe se brezi i ardhshëm nuk e ka atë shans”.
I pyetur nga gazetarët se pse boshnjakët po i quan myslimanë, ai tha se me këtë nuk po e ofendon askënd, sepse “deri në vitin 1993 kanë qenë myslimanë”.
“Ata nuk pushuan të na ofendojnë me ‘serbët e Bosnjës’. Besoj që të gjithë boshnjakët janë myslimanë, shumica dërmuese. Në kuptimin e identitetit nuk po gabohem shumë”, tha Dodik, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












