Kosova
Diaspora në Gjermani me më së shumti votues për zgjedhjet në Kosovë
Votuesit e regjistruar jashtë vendit do të kenë mundësi që të votojnë para shtetasve që jetojnë në Kosovë, për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit. Periudha e votimit për diasporën e regjistruar do fillojë më 9 janar dhe do përfundojë më 8 shkurt – 31 ditë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tregon se Gjermania prin me numrin më të madh të regjistruesve për zgjedhjet 9 shkurtit.
“Dy shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë Gjermania me 44,774 votues dhe Zvicra me 27,248 votues të regjistruar. Pas tyre vijnë edhe disa shtete tjera siç janë Franca, Suedia, Austria, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar dhe Finlanda. Të gjitha këto shtete përbëjnë 10 shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar nga jashtë Kosovës për procesin zgjedhor në vendin tonë”, thotë ai.
Janë gjithsej 104.924 bashkatdhetarë që do kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet parlamentare.
Numër më të madh kanë ata që janë regjistruar për të dërguar fletëvotimin përmes postës, sesa votuesit në përfaqësi diplomatike.
“Nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar jashtë Kosovës i cili është 104.924 prej të cilëve 20.399 janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës më 8 shkurt, ndërkaq 17.104 shtetas të tjerë janë regjistruar për të dërguar pako me fletëvotim në adresë të kutisë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë dhe numri më i madh prej 67.421 votuesish janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që do të hapen jashtë Kosovës”, thotë Elezi.
Sipas Elezit, këto të dhëna janë pjesë e raportit përfundimtar të certifikimit të Listës Votuese për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që tregon se gjatë periudhës 120 ditore për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës (29 gusht – 26 dhjetor 2024) u regjistruan 104 mijë e 924 votues jashtë Kosovës.
Sipas KQZ-së, të gjithë shtetasit që janë regjistruar për votim jashtë Kosovës, do ta gjejnë emrin e tyre vetëm në Listën Votuese jashtë Kosovës, ndërkaq, emrat e tyre largohen nga Lista Votuese e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.
Një milion e 970 mijë e 944 votues kosovarë do kenë të drejtë vote në zgjedhjet e 9 shkurtit qysh nga ora 7:00 deri në 19:00 të asaj dite.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













