Lajme
Dhunë e shfrenuar në një kundërdemonstratë në Cyrih
Organizatorët e marshit janë organizata konservative të krishtera që kundërshtojnë abortin, duke e barazuar atë me vrasje
Një marshim protestues kundër abortit, “Marsch fürs Läbe” (Marshi për jetën) që është paralajmëruar të mbahet në rrugët qendrore të qytetit të Cyrihut, është penguar nga një kundërdemonstratë e paparalajmëruar dhe e dhunshme.
Organizatorët e marshit janë organizata konservative të krishtera që kundërshtojnë abortin, duke e barazuar atë me vrasje.
Përballja e këtij grupacioni të dhunshëm (“Linksautonomisten” ose autonomistët e majtë) me policinë ka ndodhur në sheshin Ewsche-Wyss-Platz, shkruan srf.ch. Ndërkaq në Limmatstrasse, kundërdemonstrantët u kanë vënë zjarr disa konteinerëve të mbeturinave, transmeton albinfo.ch. Po ata i kanë futur zjarrin edhe materialeve të ndërtimit që ndodheshin në këtë rrugë afër qendrës së qytetit. Ata pastaj kanë krijuar barrikada me biçikleta dhe kanë qëlluar policët me gurë.
Policia ka reaguar me ujëhedhës dhe me plumba gome.
Njoftohet për dy policë të lënduar dhe së paku një demonstrues të arrestuar.
Nga ana tjetër, një kundërdemonstratë tjetër, e paralajmëruar dhe e lejuar nga policia, ajo e organizatës së të rinjve socaldemokratë Juso, është mbajtur në Idaplatz dhe ka rrjedhur pa probleme.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











