Lajme
Deri në fund tetorit nuk do të lejohen ngjarjet e mëdha në Gjermani
Rregullat e distancës sociale dhe për ngjarjet e mëdha, aty ku gjurmimi i kontaktit dhe distanca nuk janë të mundshme do të qëndrojnë në fuqi deri në fund të tetorit në të gjithë Gjermaninë.
«Distancimi social dhe ndalimi i ngjarjeve të mëdha do të zgjasë dëri në fund të tetorit në Gjermani, në mënyrë për të ndalur një valë të dytë të mundshme të virusit», tha kancelarja Angela Merkel, përcjell albinfo.ch.
Merkel deklaroi se pandemia ka goditur rëndë ekonominë gjermane, ndërsa shtoi se numrat e infeksionit janë stabilizuar në nivele më të ulëta.
“Ndikimi negativ në ekonomi është më i rëndi që kemi përjetuar ndonjëherë në historinë e republikës federale.
Jam vërtet e kënaqur që shkalla e infeksioneve është në nivele të qëndrueshme. Ne jemi shumë larg një rritje eksponenciale. Ne jemi vazhdimisht rreth faktorit R 1 (faktori i riprodhimit). Ndonjëherë pak më lart, ndonjëherë edhe pak më poshtë”.
Gjermania ka arritur të mbajë numrin e vdekjeve nga Covid-19 relativisht të ulët, pavarsisht numrit të lartë të rasteve pozitive.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











